BRITANI E MADHE

Ardhja në jetë e djalit e ka ngritur princ Harry-n në qiellin e shtatë. Sytë i qeshin dhe buzëqeshja i ka zënë atij të gjithë fytyrën.
Mëngjesin e sotëm rreth orës 5, çifti mbretëror, më në fund kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të parë.

Menjëherë pas lindjes, faqja zyrtare e Princit dhe Princeshës së Sussex-it, lajmëroi se Meghan dhe Harry sapo janë bërë prindër të një djali. Jashtë Kështjellës Windsor pas lindjes së Meghan Markle, Harry doli në një deklaratë zyrtare, lajmëroi se është krenar që është baba i një djali dhe se është shumë i lumtur për këtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘Jam shumë i lumtur t’ju njoftoj se mëngjesin e sotëm unë dhe Meghan u bëmë me djalë. Jam shumë krenar për bashkëshorten time. Ishte një eksperiencë e paharrueshme. Gjithashtu ju jemi shumë mirënjohësh dhe ju falenderojmë për mbështetjen që ka keni dhënë gjatë gjithë këtyre muajve”- ka thënë princ Harry.

Ai ndër të tjera tha se janë duke zgjedhur emrin e vogëlushin dhe se pas dy ditësh do të shfaqen si një familje e vërtetë.

“Jemi duke zgjedhur emrin për djalin por ende nuk kemi vendosur asgjë. Do të shihemi pas dy ditësh ashtu siç e kishim lënë dhe do të shfaqemi si një familje”- ka thënë më tej princ Harry.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb