Duke nisur nga 1 maji, si pasojë e hartës së re gjyqësore, do të mbyllen gjykatat dhe prokuroritë në 9 bashki.

Ish-ministri i Drejtësisë, eksperti Eduard Halimi, ka bërë më dije se nga kjo mbyllje preken Pogradeci, Përmeti, Lushnja, Kavaja, Kruja, Kurbini, Tropoja, Mati dhe Puka, të cilat nuk do kenë më gjykata dhe prokurori. Ai thekson se me shumë gjasa edhe avokatët do të mbyllin zyrat e tyre dhe do të përqendrohen rreth gjykatave kryesore.

Mes të tjerash Halimi thekson se përveç aksesit të munguar në drejtësi, qytetarët do përballen edhe mungesën edhe më të madhe në dhënien e drejtësisë, pasi stoku i çështjeve do rritet e bashkë me të edhe koha për të marrë drejtësi do zgjatet!

REAGIMI I HALIMIT
?Mbyllja e gjykatave dhe prokurorive në 9 Bashki në 1 maj! Çfarë duhet të dijnë qytetarët dhe bizneset!
? Në 1 maj Pogradeci, Përmeti, Lushnja, Kavaja, Kruja, Kurbini, Tropoja, Mati dhe Puka nuk do kenë më gjykata dhe prokurori! Me shumë gjasa as shërbim ligjor, pasi edhe avokatët do ti mbyllin zyrat e tyre dhe do përqendrohen rreth gjykatave kryesore!
❗️Qytetarët e Përmetit do duhet të udhëtojnë 70 km për në Gjirokastër, dhe banorët Frashërit, Çarshovës etj edhe 50 km më shumë ndoshta! Gjykata e Përmetit e hapur në vitin 1929 mbyllet përfundimisht të hënën pas 94 vjetësh!
E njëjta histori dhe për Pogradecin dhe qytetarët e tij apo banorët e fshatrave Velçan, Dunicë, Osnat etj që duhet të shtojmë edhe 50 km të tjera largësisë mes Pogradecit dhe Korçës!

❗️Veriu edhe më vështirë ku mbyllja e gjykatave dhe prokurorive në Tropojë e Pukë, do detyrojë qytetarët dhe banorët e fshtarave Lushaj, Gegaj, Fierza e Gjegjan të udhëtojnë me orë të tëra drejt Shkodrës!
Po përveç aksesit të munguar në drejtësi, qytetarët do përballen edhe mungesën edhe më të madhe në dhënien e drejtësisë! Stoku i çështjeve do rritet e bashkë me të edhe koha për të marrë drejtësi do zgjatet!
Edhe mund ta kem ekzagjeruar dhe t’ju kem mërzitur me shqetësimin e ripërsëritur për tu dëgjuar lidhur me mbylljen e gjykatave, por arsyeja e vetme është sensibilizimi qytetar, për përmirësimi e sistemit të drejtësisë!
❗️Përqendrimi i drejtësisë mund të ndihmojë qeverinë të rrisë kontrollin mbi drejtësinë: mund të ndihmojë edhe zyrat e mëdha ligjore si ajo që punoj prej më shumë se 5 vjetësh: ndihmon gjyqtarët e prokurorët të afrohen: ndihmon sërish qeverinë të ndërhyjë në KLGJ/KLP për transferimet (histori me vehte kjo e ditëve të fundit), por ama nuk ndihmon qytetarët për një gjykim te shpejtë dhe efikas nga një gjykatë e pavarur e paanshme (neni 6 i KEDNJ)

Por ndoshta dhe për këtë mund ta kem gabim! Ndoshta qytetarët e Përmetit, Frashërit, Pogradecit, Dunicës, Lushnjës, Pukës, Tropojës Krujës, Kurbinit mund të jenë të lumtur me mbylljen e Gjykatave dhe Prokurorive, dhe këtë kanë rastik ideal për ta shprehur në 14 maj duke i falenderuar të zgjedhurit e tyre që po ua heqin nga qyteti dhe kurrizi këtë “barrën” e gjykatave dhe prokurorive!
Nuk është çudi!
Mund ti kërkojnë kryetarëve të bashkive që mqse u hoqën gjykatat/prokuroritë, ti heqin dhe shkollat, spitalet, madje dhe gjithë shërbimet zyrtare! Ti fshihjnë fare qytetet!
? Kritikët ndaj shqetësimit tim të ngritur prej 2 vjetësh i ftoj të shkojnë në Apelin e Tiranës e të shohin bllokimin total dhe asfiksimin prej 5 muaj, apo të pyesin qytetarët nga Korça deri në Shkodër që i duhet tashmë të presin minimumi 2 vjet për një çështje!
Sa për qeverinë ajo është e lumtur me asfisksimin e drejtësisë madje e shpreh hapur se mund ta bëjë këtë punë edhe më mirë se prokuroria e gjykata me VKM si ajo e konfiskimeve qeveritare të pronave!
Meqenëse qytetarët e këtyre bashkive nuk u pyetën nëse ishin ose jo dakord me mbylljen e gjykatave/prokurorive, tani qytetarët kanë mundësi të shprehen! Dhe kjo mundësi vjen jo shpesh!
Çfarë do ndodhë teknikisht?
Ndiqni revistën tonë për më shumë informacion ne shqip/anglisht

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb