KOSOVË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari ka zhvilluar homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Ai  deklaroi se shteti i Kosovës po përmbush amanetin e të rënëve, të cilët nuk kërkuan as më shumë dhe as më pak, por vetëm lirinë e vendit.

“Në ditën e parë të funksionimit të Ushtrisë së Kosovës, sot jam këtu së bashku me kryetarin Jashari dhe kryetarin Lushtaku që të bëjmë nderimet më të larta kombëtare institucionale dhe shtetërore për jetën dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë. Kjo po tregon se po realizohen objektivat dhe amaneti i dëshmorëve të lirisë”, ka thënë Thaçi.

Për të arriturat e shtetit të Kosovës, presidenti theksoi se janë të shumtë perosnalitetet e luftëtarët nga i gjithë vendi, por Prekazi mbahet si vendi i sakrificës dhe i respeketit.

“Prekazi dhe sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari është vendi i respektit, i sakrificës, dhe vlerësimit të lartë për të arriturat e lirisë së Kosovës, të pavarësisë, sovranitetit dhe nga dje, edhe Ushtrisë së Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Pas homazheve, Thaçi përshëndeti edhe një grup të rinjsh nga komuna e Rahovecit, të cilët ishin për vizitë në Prekaz, aty ku Adem Jashari dhe të afërm të tij dhanë jetën për një Kosovë të lirë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb