Avokati i Geron Xhafajt, Ardian Visha i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se “Babalja” e ka marrë në telefon klientin e tij dhe i ka thënë për t’u takuar në një lokal në Vlorë.

Visha shprehet se pasi është realizuar telefonata, Geron Xhafaj nuk është përgjigjur më tej, nuk ka shkuar në takim dhe ai ka ikur shumë larg nga Vlora.

Sa i takon një personi të tretë, Agron Hyseni është një qytetar i Vlorës, i përgjuar nga SHISH. Nuk mund të them gjë tjetër, sepse edhe pyetjet e oficerëve kanë bërë pyetje private. Në këtë proces ka fituar e drejta dhe jo Agron Xhafaj. Nëse e drejta i përket atij, atëherë ka fituar ai. PD ka pasur qëllime politike.

PD thotë gjysmë gënjeshtra.  Ata thonë shkuam në Vlorë, nuk e gjetëm Agron Xhafajn. Është e vërtetë që e kanë marrë në telefon. Aty i thotë “hë mo pasha ku je”. Dhe aty mbyllet telefoni. Agron Xhafaj nuk ka qenë në Vlorë pas telefonatës. Atëherë ku ka qenë takimi? Nuk ka pasur takim, sepse Agron Xhafaj ishte shumë larg “Babales”.  Nuk  kam prova që Alizoti të jetë në këtë rast, por e di që është mik i Babales”, tha avokati Visha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb