Heidi Klum dhe Tom Kaulitz janë zyrtarisht burrë e grua që prej 22 shkurtit, por të thuash po vetëm një herë për ta nuk mjafton. Për këtë arsye top modelja dhe muzikanti kanë vendosur të bëjnë një ceremoni të dytë martese në Capri, Itali. Do të jetë një ceremoni glamour në bordin e një jahti me 120 të ftuar.

Heidi dhe Tom janë njohur në shkurt të 2018 dhe ekzaktësisht 12 muaj më pas janë betuar për një dashuri të përjetshme në një ceremoni shumë të rezervuar dhe me një darke në një restorant të famshëm në Los Angeles.

Ata ishin aq sa aftë sa arritën të fshehin gjithçka dhe lajmi u mor vesh vetëm 5 muaj më vonë.

Tani çifti, ajo 46 dhe ai 29 vjeç, po shijojnë një muaj mjalti special në Capri. Festimet do të zgjasin në gjithë fundjavën dhe do të nisin në bordin e jahtit Christina O, që i përket Aristotele Onassis.

Të ftuari Vip janë top secret, por sipas ‘t-online’ mund të jenë prezent fëmijët e Klum, Mariah Carey, Elton John, Beyonce dhe Izabel Goulart, Tyra Banks, Naomi Campbell, Mel B dhe Gisele Bundchen.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb