Një zyrtar amerikan i paidentifikuar është cituar nga agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë se inteligjenca sugjeron se simptomat e përjetuara nga Roman Abramovich – dhe dy negociatorëve ukrainas të paqes – ishin për shkak të faktorëve “mjedisor” dhe jo helmimit.

Korrespondenti i CNN i sigurisë Frank Gardner thotë se sugjerimi është i çuditshëm. Ai thotë se askush tjetër nuk u prek nga këto sëmundje shumë të rënda mjekësore, të cilat ekipi i grupit të gazetarisë investigative Bellingcat arriti në përfundimin se ishin rezultat i një përdorimi të qëllimshëm të një agjenti kimik.

Vështirë se do të ishte befasuese që SHBA-ja do të dëshironte të zvogëlonte sugjerimet se dikush- veçanërisht Rusia- kishte përdorur një armë kimike në Ukrainë, pasi kjo mund t’i shtyjë ata në veprime hakmarrëse që ata janë jashtëzakonisht ngurrues për të ndërmarrë, thotë korrespondenti i CNN.

Ata kishin lëkurë të përflakur, sy të irrituar dhe dhimbje të forta pas syve – simptoma të cilat zgjatën gjithë natën.
Asnjë prej tyre nuk kishte ngrënë asgjë më shumë, sipas Bellingcat, sesa çokollatë dhe ujë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: