Gjendja shëndetësore e 7 fëmijëve që u helmuan dje në Vlorë dhe përfunduan në urgjencë, është stabilizuar.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se me kërkesë të institucioneve shëndetësore janë ndaluar të udhëtojnë drejt Shkodrës, për shkak të gjendjes shëndetësore ende të brishtë.

Akomodimi i tyre është marrë përsipër nga operatorët turistik. Nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijët që ishin në gjendje më të mirë mbrëmë.

Ndërsa pjesa do ta lërë urgjencën këtë mëngjes, gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb