Vllaznia është nisur për në Austri, aty ku do të nisë fazën përgatitore në prag të ndeshjes së turit të dytë në Conference League ndaj Universitatea Craiova.

Përpara mediave për këtë udhëtim të skuadrës shkodrane në shtetion austriak ka folur për mediat, trajneri Mirel Josa, i cili ka dhënë dhe një deklaratë për blerjen e re Herald Marku dhe tregon gjendjen e Liridon Latifit…

Faza përgatitore – “Ne jemi të kënaqur kur i kemi të gjitha gjërat në kohën dhe momentin e duhur. Është periudha më e vështirë për një trajner sepse duhet të vendosi shumë gjëra. Them se jemi në vijë të drejtë, tani do mundohemi për fazën përfundimtare, duke marrë parasysh kushtet që na ka krijuar klubi.

Jam shumë i kënaqur që do jemi në Austri. Vazhdojmë punën, shumë llafe janë ‘fukarallëk’. Duhet të ulim kokën poshtë sepse siç dihet në këto momente nuk dalin të gjitha gjërat si i parashikojmë. Ne idetë tona i kemi, urojmë të bëjmë sa më pak gabime.”

Herald Marku – Herald Markun e kam dashur vetë. Kemi dyndje në mesfushë dhe ai që është në gjendje më të mirë do të luajë. Kam kërkesa për të gjithë, duhet të rrisim agresivitetin që të kemi sukses.”

Liridon Latifi – “Do të shohim edhe për pjesën e sulmit sepse kemi Latifin që nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Kam komunikuar me të dhe të shohim si do të zgjidhen problemet.”

Ardhjet e reja në merkato – “Mendoj që gjithësecili prej nesh do lojtarë në skuadër, por ndonjëherë ardhjet e tepërta prishin ekuilibra. Më intereson shumë ekuilibri ekonomik, që të jetë skuadër e lidhur”, përfundoi Mirel Josa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb