PARIS-Një hetim është duke u zhvilluar në selinë e gjigantit të informatikës “Google” në Paris në kuadër të një hetimi për evazion fiskal, sipas burimesh policore, që konfirmojnë një lajm të gazetës “Le Parisien”.

Policët po zhvillojnë hetime në kuadër të një hetimi paraprak të hapur nga prokuroria kombëtare financiare.

Një burim pranë dosjes kishte njoftuar në shkurt se fisku francez pretendonte se kishte 1,6 miliardë euro taksa të papaguara nga gjiganti i teknologjisë, një shumë që ende nuk është konfirmuar nga ministria e Financave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: