Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë sot në memorialin e Adem Jasharit, në Prekaz të Kosovës.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Salianji thekson se liria mban mbi supe gjakun dhe sakrificën e mijëra qytetarëve kosovarë që dhanë gjithçka për kombin dhe flamurin.

Duke marrë shkas nga hetimet për drejtuesit politikë të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë, demokrati thekson se “askush nuk e bën dot pis luftën çlirimtare të shqiptarëve, nderim saktificës sublime dhe lavdi përjetë”.

REAGIMI I SALINAJIT
# Liria ka emër UÇK ?? ??????????
Sot në Prekaz, në memorialin Adem Jashari. Bashkë me miq qê kanë luftuar për lirinë e kombit, familjarë të viktimave të genocidit serb, të denuar të regjimit pushtues serb!
Liria mban mbi supe gjakun dhe sakrificën e mijëra motrave dhe vëllezërve që dhanë gjithçka për kombin, për flamurin, për gjakun kuq e zi që rrjedh në venat e çdo shqiptari! ??????????????
“Sakrifica” më e madhe që kerkohet sot është bashkimi dhe ndalja e propogandës mashtruese dhe urrejtese mes veti!
Askush nuk e bën dot pis luftën çlirimtare të shqiptarëve, nderim saktificës sublime dhe lavdi përjetë ????

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: