TIRANË – Gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një qytetar ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke kritikuar mazhorancën për çështje që lidhen me korrupsionin, institucionet dhe përdorimin e fondeve publike.
Ai kërkoi që institucionet të hetojnë, sipas tij, personat që ushtrojnë presion ndaj qytetarëve në rrjetet sociale.
“Të hetojnë patronazhistët që po na kërcënojnë çdo ditë dhe na shantazhojnë. Janë persona që paguhen me taksat tona. Këtë të bëjë një herë drejtori i Policisë së Shtetit”, u shpreh qytetari.
Duke iu referuar debatit për financimin e koncertit të Kanye Ëest me rreth 4 milionë euro, ai tha se qeveria nuk duhet ta konsiderojë këtë çështje si një simbol të imazhit të Shqipërisë.
“Një deputete tha: ‘Ne punojmë për ju’, dhe tha se 4 milionë euro po i dorëzojmë për të mos turpëruar Shqipërinë. Por kjo Shqipëri ka një ish-zëvendëskryeministër që është në hetim dhe ndaj të cilit drejtësia ka kërkuar masa”, deklaroi ai.
Më tej, qytetari kritikoi qeverinë për çështje të tjera politike dhe akuzoi drejtuesit e saj për humbje të besimit publik.
“Të hetojnë njëherë patronazhistët që po na kërcënojnë cdo ditë e na shantazhojnë. Janë persona që paguhen me taksat tona. Këtë të bëjë një herë drejtori I Policisë së Shtetit. Një deputete tha, “ne punojmë për ju”, dhe tha 4 mln euro po i dorëzojmë për të mos turpëruar Shqipërinë. Po kjo Shqipëri ka një ish-zv.kryeministër që është në hetim u kërkua nga drejtësia. Prokurori tha që rrezikon edhe 36vite burg, a nuk e turpëron kjo Shqipërinë. A nuk është kjo qeveri që ka një ish-zv.kryeministër në arrati që akuzohet për vepra të rënda penale. A nuk janë këta turpi i Shqipërisë. Kemi një qeveri që është e delegjitimuar edhe ne arenën ndërkombëtare, Kemi një kryeministër luksi. Shqipëria jonë u etiketua si Kolumbia evropiane, sepse kur ishte ministër Tahiri u përmbys Evropa me drogë…dhe këta flasim për turpërim po nuk u financua Kanye Wast…Korrupsioni në nivel të lartë, shkelësit e ligjit nuk dënohen. Palaço deputetët si skutha, luanin murlan, kur duhet të mendonin se si të na përfaqësojnë me dinjinitet. Ju nuk keni integritet për të na treguar ne se kush e turpëron Shqipërinë. Ju jeni turpi i kombit shqiptar dhe e meritoni të futeni në histori si të tillë”, u shpreh një qytetar i revoltuar.
“Korrupsioni në nivel të lartë, shkelësit e ligjit që nuk dënohen – ky është turpi i Shqipërisë”, u shpreh qytetari.
Në përfundim të fjalës së tij, ai akuzoi deputetët se nuk po përfaqësojnë siç duhet qytetarët dhe tha se qeveria duhet të japë llogari përpara popullit.
