Hillary Clinton është emëruar rektorja e re e Universitetit “Queen” në Belfast, në Irlandën e Veriut. Ish-zonja e parë e SHBA-së, dhe ish-sekretarja e shtetit dhe senatorja është emëruar rektorja e 11-të e universitetit dhe gruaja e parë që ka marrë këtë titull.

Clinton, e cila nuk arriti të fitonte zgjedhjet presidenciale në SHBA zotëron një doktoratë nderi nga Universiteti “Queen”. Ajo do të shërbejë si rektore e universitetit për një mandat pesë-vjeçar.

Clinton vizitoi Irlandën e Veriut në vitin 1995 si bashkëshortja e presidentit të atëhershëm Bill Clinton. Bill Clinton ishte presidenti i parë amerikan që vizitoi vendin gjatë mandatit të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb