“Jemi këtu në Himarë, në Mjalt Fest, e cila vitin e kaluar u zhvillua në Dhërmi, duke pranuar që tashmë është bërë një traditë që gjatë sezonit turistik në të gjitha pikat ku ka më shumë vizitorë në Himarë do të zhvillohet nga një minipanair i mjaltit pasi kjo është pjesë e shtuar e ofertës turistike dhe mundësi për të zhvilluar më shumë biznesin lokal”.

Kështu u shpreh ministri Klosi në festën lokale të mjaltit, në pedonalen e Himarës. Ministri theksoi se një nga produktet që turistët duan të shijojnë kur vijnë në Himarë dhe që duan ta marrin me vete është mjalti, produkt që në këtë zonë është disa llojesh, gjithashtu një nga produktet më të shitura në panairin e qytetit bregdetar.

“Panairi do të jetë i hapur për 2-3 ditë dhe do t’u japë mundësinë të gjithë turistëve të provojnë prodhimet e zonës dhe u jep mundësinë prodhuesëve që të shikojnë reagimet e para karshi produktit të tyre. Idea jonë për të realizuar festat lokale në zonat turistike vjen për disa arsye: E para për të pasur mundësinë që prodhuesit vendas të ekspozojnë produktet e të kuptojnë se cfarë u intereson më shumë turistëve.

Po ashtu festat lokale i organizojmë për t’i ardhur në ndihmë pushuesve, për të pasur mundësinë që në këto atraksione turistike të shohin se çfarë prodhon komuniteti dhe së bashku me plazhin po ashtu të kenë mundësinë që të njohin dhe provojnë produktet e zonës”, tha ministri Klosi, sipas të cilit objektiv i rëndësishëm është që këto festa të kthehen në traditë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ne do të vazhdojmë gjatë gjithë sezonit për të organizuar së bashku me pushtetin lokal kudo festa të tilla, ku ka atraksion turistik pasi mendojmë që është shumë e nevojshme që Shqipëria të shoqërohet edhe me këto produkte dhe turistët që vijnë në Shqipëri përvec se të ndiejnë mikpritjen shqiptare, të ofruar edhe nëpërmjet projektit Smile Albania të kenë mundësinë që të testojnë edhe produktet vendase.

Po ashtu në kuadër të ligjit të zejeve, tashmë ka një mbrojtje për zejtarët dhe për zonat si shëtitorja e HImarës, do të duhet shumë shpejt të ketë vetëm produkt shqiptar, të tregothen prodhimet që bëhen nga zejtarët, nga ata që kanë një profesion por kanë edhe një traditë, për të ofruar më të mirën e vendit tonë”, tha ministri Klosi nga Himara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb