Prej 8 vitesh katër anëtarët e familjes Tosku jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike, në një banesë me qira ku nuk ka kushtet me minimale. Shtëpi pa dyer, pa banjë e lavatricë, dush e ujë. Varfëria në familjen Tosku u thellua edhe më shumë pas lindjes së djalit, i cili që në moshën 1-vjeçare u diagnostikua me sëmundjen epilepsi e mpiksje gjaku në tru.

Për kurimin e sëmundjes familjes i duhet të marrin çdo muaj medikamentet në Itali, të cilat kushtojnë 200 euro për të shpëtuar jetën e 5-vjeçarit mjekët kanë rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, e cila kryhet jashtë vendit.

U bënë plot 3 muaj që familja nuk ka paguar qirane, e 6 muaj që nuk ka mundur t’i marrë mjekimin Danielit. Të ardhurat e vetme të kësaj familje është vetëm kempi 195 mijë. Hurmaja, e zonja e shtëpisë tregon vuajtjet që has çdo ditë mes varfërisë. “Ushqej fëmijët me ujë e sheqer. Rrobat dhe fëmijën i laj në kusi e kazan jashtë banese.”, tha Hurmaja. Florenci, kryefamiljari punon argat me ditë kur gjen edhe me 5 mijë lekë të vjetra.

Lorena, motra e Danielit vetem 8 vjeçe bën apelin e rrallë; “Nuk dua kukulla, më ndihmoni vetëm për ilaçet e vëllait tim.”.

Numri i telefonit të kryefamiljarit; 355 68 444 7124
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb