Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka përcjellë një mesazh pas homazheve që kreu tek Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Xhaçka shpreh mirënjohjen dhe respektin për të gjitha ata që dhanë gjakun për atdheun.

Sipas saj, ata e vendosën Shqipërinë në anëne  duhur të historisë. Në ceremoninë e përbashkët tek Varrezat e Dëshmorëve, ra në sy mungesa e Ramës i cili kishte shkuar në Rinas për të pritur Oliver Varhelyin.

Ministrja e Jashtme, Xhaçka ka vendosur një kurorë me lule në emër të Ramës për nder të dëshmorëve.

 

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Mirënjohje e respekt pafund për të gjithë ata djem e vajza, burra e gra që me gjakun e jetës dhe tyre e vunë Shqipëria në një tjetër e duhur për historinë.

# LavdiDëshmorëttëAtdheut


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb