Dashi
Gjerave te vogla mos i jepni shume rendesi sot, pasi nuk ja vlen te humbni kohen tuaj me to. Percaktoni qarte planet tuaja te se ardhmes, duke pasur cdo gje te planifikuar e percaktoni ju vete kohen kur doni te argetoeni, dhe do kaloni momente plot lumturi dhe alegri.
Demi
Planet qe kishit bere per kete periudhe nuk u realizuan, te pakten jo sic ju e prisnit, ky ishte nje fare shperblimi i neglizhences suaj. Te shprehesh eshte fillimi i dickaje e cila nuk behet vetem por ka nevoje per njerez qe te bashkpunojne ne grup. Prandaj kujdes per here tjeter, perndryshe do e vazhdoni rrugen i vetem.
Binjaket
Nuk keni pasur mjaftushem kohe te lire kohet e fundit per tia dedikuar familjes ose personit qe doni, prandaj do ishte mire ti kushtonit atyre rendesine e duhur sesa gjerave kalimtare. Mund te beni shume, sidomos sot, gjithcka eshte ne doren tuaj. Qendrojuni prane pasi do ju falin shume emocion.
Gaforja
Cdo here qe merrni vendim per nje projekt te rendesishem, eshte dikush mas jush qe prish gjithcka, mos u influenconi nga te tjeret, eshte me mire ta provoni dhe te deshtoni sesa cdo gje te ngelet ne tentative. Mos harro qe mbas nje pune te deshtuar, vjen nje mesim, dhe mbas tij nje pune e kompletuar.
Luani
Nese nenpunesit tuaj kane mjaftushem kohe per tu marre me “punet tuaja”, jepini dyfishin e punes qe te punojne vertet, dhe te lene menjane fjalet e teperta, te cilat ndonjehere ju bejne nervoz. Ju keshilloj te beni gjera te vlefshme per te ardhmen tuaj, pasi ajo mbase fshihet dhe te gjerat e vogla.
Virgjeresha
Perpjekjet tuaja sot nuk do jene te mjaftushme per ti dale ne krye punes, kjo nuk duhet tju shqetesoje pasi keni mjaftushem kohe per te riparuar cdo gje. Keshillat qe do ju vijen jashte rrethit tuaj profesional do jene teper te vlefshme, verini ne praktike.
Peshorja
Jeni pak te lodhur, prandja nuk jeni dhe teper ne humor, por do keni nje sere ceshtjesh per tu marre prandja mos lejoni qe humori juaj te ndikoje negativisht, dhe ti humbisni. Do keni mjaftushem kohe per tu clodhur, tani eshte momenti per te punuar fort per te ardhmen.
Akrepi
Ka ceshtje te cilat duhen trajtuar me kujdes dhe ne menyre te fshehte, prandja sot duhet te jeni vigjilente, ruani me kujdes dokumentat tuaja, punoni me qetesi vetem pa perfshire askend. Dhe mbasi te keni mbaruar gjithcka atehere paraqiteni ate tek te tjeret, serish mos u ndikoni nga opinione te jashtme.
Shigjetari
Gjerat e vogla te perditshme nuk do ju interesojne pothuajse fare, ju do jeni sy e veshe ne ceshtje te cilat kene bere “bumm” ne ambientin ku ju punoni. Ju pelqejne intrigat, dhe pse nuk jeni ju ai qe i krijoni, por ju pelqen te jeni atje kur ato ndodhin.
Bricjapi
Ditet tuaja kane qene te mbushura, kjo ju ka dhene kenaqesi por njekohesisht dhe lodhje fizike dhe mendore. Sot eshte momenti per tu shlodhur. Pasi te mbaroni projektet e fundit, lejojani vetes qe mbremjen ta fokusoni totalisht tek njeriu juaj i zemres. Do kaloni momente magjike.
Ujori
Mbase njerzit qe do te takoni sot nuk do jene energjike si ju, por kjo nuk do te thote se ju nuk duhet ti frekuentoni ata. Thjesht duhet te perpiqeni te nxirni m ete miren nga ata. Duke qene te ndryshem ju do arrini te krijoni nje ambjent pune pozitiv.
Peshqit
Mbase nuk e keni kuptuar ende se si ti realizoni endrat tuaja qe te mos ngelen thjesht endra. Ose mbase nuk e keni ende te qarte se cfar doni nga vetja, dhe po kaloni thjesht aventura momentale. Un ju keshilloj te jeni me me kembe ne toke, pasi do ju vijne ne dore projekte te rendesishme, te cilat ne nje te ardhme do i doni shume.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb