DASHI
Dite e trazuar kjo e sotmja per te gjithe ata qe jane ne nje lidhje. komunikimi nuk do jete i mire mes jush dhe mund te lindin mosmarreveshje te njepasnjeshme. Ne planin financiar mos u nxitoni per asgje sepse ne momentin qe me pak e prisni situata mund te dale jashte kontrollit.
DEMI
Nuk do jeni aspak ne humor gjate kesaj dite ju te dashuruarit dhe kjo mund te sjelle edhe ndonje debat me partnerin. Si ju edhe ai do jeni kokeforte dhe nuk do hapni rruge. Beqaret do jene me pak kerkues dhe do mjaftohen edhe me disa cilesi te vogla te nje personi. Mundesite do jene te shumta.
BINJAKET
Ata qe jane ne nje lidhje ka rrezik ta tradhtojne partnerin me nje person qe dikur e tallnin. Kjo ne fakt do jete shkaterruese per lidhjen qe keni krijuar. Ne planin financiar do jete nje dite e zakonshme dhe aspak problematike. Do arrini t’i kryeni shpenzimet e nevojshme.
GAFORJA
Dite e mrekullueshme kjo e sotmja per ata qe jane ne nje lidhje. Disa veprime te partnerit do ju bejne te ndiheni me te sigurte dhe gati per te hedhur hapat e tjere. Beqaret do joshin gjate gjithe kohes dhe ne fund te dites do gjejne nje person te pershtatshem.
LUANI
Do ndiheni mire sot ju te dashuruarit dhe do preferoni qe çdo moment te lire ta kaloni me ate qe keni ne krah. Beqaret duhet t’i shprehin sa me shume ndjenjat sepse vetem ne kete menyre do e bejne per vete personin qe pelqejne. Po u treguat te turpshem dikush tjeter do ua rrembeje nga duart.
VIRGJERESHA
Dita e sotme do jete e mbushur me çaste te lumtura per ju qe jeni ne nje lidhje. Shfrytezojeni sa me shume qe te mundeni sepse nuk do pendoheni. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen me te mire. Do kryeni shpenzime te konsiderueshme dhe keni probleme serioze.
PESHORJA
Ka rrezik qe dita e sotme te jete e veshtire per ata qe jane ne nje lidhje. Asgje nuk ka per t’iu ecur ashtu si keni menduar dhe mosmarreveshjet do jene te njepasnjeshme. Beqaret do joshin gjithe kohes, por nuk do arrijne te bejne per vete asnje person serioz.
AKREPI
Nese e keni gjetur tashme shpirtin tuaj binjak. sot do filloni te beni plane mbi te ardhmen se bashku. Do diskutoni gjere e gjate dhe do beni ate qe eshte me e mira per te dy. Beqaret do preferojne te qendrojne ashtu si jane. Miqte dhe familjaret do ua zbukurojne edhe sot diten.
SHIGJETARI
Nese kohet e fundit keni hasur probleme ne jeten tuaj ne çift, sot do i shihni gjerat me me shume optimizem. Do pendoheni per disa gabime dhe do mundoheni t’i ndreqni ato sa me shpejt. Beqaret nuk duhet te bejne gjera te ndaluara vetem per te pasur dike ne krah.
BRICJAPI
Klima ne jeten tuaj ne çift do jete mjaft pasionante sot. Do perjetoni emocione dhe kenaqesi te papershkrueshme dhe nuk do doni te ndaheni asnje çast nga partneri. Beqaret duhet te tregohen me te hapur dhe te joshin sa te mundin. Vetem ne kete menyre do mund ta ndryshojne statusin.

UJORI
Pergatituni per gjera te jashtezakonshme sot ju qe jeni ne nje lidhje. Partneri do mendoje t’iu beje te ndiheni si mbi re. Asgje nuk do jete e pamundur per te. Beqaret do bejne mire te tregohen te kujdesshem dhe te mos pranojne çdo lloj ftese qe do ju behet.
PESHQIT
Mos kerkoni ne asnje menyre te dominoni mbi partnerin gjate kesaj dite sepse ka rrezik qe te nxitni probleme te medha. Beqaret nga ana tjeter do joshin gjate gjithe kohes dhe do bejne per vete persona te shumte. Shume gjera kane per te ndryshuar per ta njehere e pergjithmone.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: