Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, pa dyshim është njeriu i momentit në skuadrën e tij, Southampton, ku përveç spektaklit që ka dhuruar, ka fituar dhe zemrat e shumë fansave.

Së fundmi, në platformën e blerjeve online, “Ebay”, ka dalë në ankand shitjeje fanella e tij me skuadrën angleze, e firmosur nga vetë ai. Çmimi minimal që shkon për këtë fanellë është 820 paund, me fitimet që do të shkojnë për bamirësi.

Broja Fanella

Por edhe fanella e Marash Kumbullës ka dalë në ankand,me qëlimin e mbledhjeve të sa më shumë fondeve për fëmijët në Ukrainë. Në Instagram, Kumbulla thotë:

“Fanella e 50 paraqitjeve të mia të para për Romën është e veçantë dhe për këtë arsye dua ta përdor për të ndihmuar një kauzë shumë të rëndësishme. Ju lutemi na ndihmoni të mbështesim fëmijët ukrainas së bashku”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb