Prokuroria e Tiranës e ka regjistruar si rrëmbim personi zhdukjen e 29 vjeçarit, Ulsi Skana.

I riu rezulton i zhdukur që prej 17 majit, gjithashtu 29-vjeçari ishte mik i Can Karriqit, i cili u ekzekutua me armë zjarri me silenciator.

Më herët babai i të riut në një rrëfim për gazetaren e News24, Klodiana Lala , Hasan Skana ka thënë se djali i tij u zhduk dy ditë pasi erdhi nga Belgjika.

Po ashtu tregoi se djali i tij ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Mes te tjerash ai tha se i biri kishte lidhje miqësore me Can Kariqin, i cili u vra kohë më parë.

Karriqi u gjet i pajetë brenda makinës me targa të huaja në Kodër Kamëz më 23 dhjetor të vitit të kaluar.

Pas vrasjes, u gjet një makinë e djegur tip “Audi” në Institut, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Viktima, i cili është qëlluar me 4 plumba, ishte shok i ngushtë me Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin, të cilët u vranë më 13 nëntor të 2021 me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në Astir.

Sipas babait të të riut të zhdukur, ata jetojnë shumë afër banesës së Karriqit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb