Vijon sezoni me luhatje për Los Angeles Lakers, që su mund së fundmi 114-110 nga Houston Rockets. Mungesa e Lebron James dhe Anthony Davis u ndie shumë tek ekipi kalifornian, ndërkohë që për vendasit u dallua Porter me 27 pikë. Lakers mbeten në vend të 10-të, por me këtë ecuri rrezikojnë të marrin pjesë edhe në play-in të Konferencës së Perëndimit.

Po në këtë konferencë, edhe skuadra kampione e Golden State u mund. Warriors u mposhtën në shtëpi 134-126 nga Los Angeles Clippers. Edhe pse Curry realizoi 50 pikë, ato nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Për Clippers shkëlqeu i zakonshmi Leonard, me 30 pikë.

Në Lindje, Boston rikthehet te fitorja dhe shpreson ende për kreun e renditjes pas suksesit 104-102 ndaj Minnesotas. Ndeshje me mjaft rivalitet, ku për miqtë u dalluan Broën me 35 pikë e 10 rebound si dhe Tatum me 22 pikë e 12 rebound.

Rezultatet e fundit në Lindje, bëjnë skuadra e Milwaukee Bucks, edhe pse nuk zbriti në fushë, të jetë e para një biletë për në fazën play off. Ekipi i Bucks kryeson renditjen dhe matematikisht është kualifikuar për në play off, fazë që do të nisë më 15 prill me 6 skuadrat e para, ndërkohë që më herët, më 11 prill, do të luhen ndeshjet e play in, ku marrin pjesë ekipet që kualifikohen në vendet 7-10.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb