Një nga lajmet më të rëndësishme të ditës së sotme ishte humbja e vogëlushit të porsalindur të Cristiano Ronaldos. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur ngushëllime për portugezin dhe familjen e tij, teksa ne kemi zgjedhur 3 prej tyre. Nuk mund të mungonte një postim nga klubi i Manchester United, apo disa fjalë zemre nga e motra e CR7, Catia Aviero. Gjithashtu, gazetari i njohur Pierce Morgan tha diçka.

“Dhimbja jote është dhimbja jonë. Duke dërguar dashuri dhe forcë për ju dhe familjen në këtë kohë” – shkruan klubi nga Manchesteri.

As
As

“Të dua. Zemra ime është me ty atje.Zoti u kujdestë për ty dhe ta forcoftë ty shumë e më shumë.

Engjëlli ynë është tashmë në prehrin e babit. Dhe vajza jonë e vogël është e fortë, e fortë dhe plot shëndet. Ajo  do të na tregojë çdo ditë se sa rëndësi ka dashuria” – shkruan motra e CR7, Catia Aviero.

Gazetari i njohur, Pierce Morgan shkruan: “Lajm tronditës. Ngushëllimet e mia  për ju dhe gjithë familjen tuaj”.

Pi

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb