Humbja e fundit ndaj Kamzës ka bërë që gjithnjë e më shumë të lakohet largimi i Mark Iulianos. Në fakt, situata ku ndodhet Partizani e bën italianin e pankinës më të rrezikuar se kurrë. Gjithsesi, për shkarkimin e tij ende drejtuesit nuk kanë vendosir. Këtë e konfirmoi ekskluzivisht për “Panorama Sport” zyrtari i lartë i klubit të kuq, Luçiano Moxhi.

“Për momentin nuk kemi marrë asnjë vendim. Do flas nesër me presidentin, duke vlerësuar të gjtihë situatën. Do të analizojmë me qetësi ndeshjen e fundit dhe do të vendosim. Natyrisht, situata është e vështirë, vlerësimet do t’i bëjhmë edhe për trajnerin. Skuadra nuk po funksionon”, – ka thënë Moxhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: