Humbja e rendë 3-0 e pësuar në derbi nuk përtypet lehtë në shtëpinë e Lazio, ajo ishte një humbje që nxori në pah shumë probleme. Sigurisht që një disfatë e tillë, por në përgjithësi, sezoni me ulje ngritje të forta, ka bërë që drejtuesit e Lazio të mendohen dy herë përpara se ti ofrojnë Sarri rinovimin e kontratës.

Sarri
Sarri

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mes Sarri, Tares dhe Lotitos ka pasur një “ngrirje” të marrëdhënieve, më saktë drejtuesit e klubit janë tërhequr nga ideja e tyre për ti ofruar trajnerit një kontratë të re deri në 2025, të paktën ky ka qenë plani i tyre përpara se të vinte humbja 3-0 në derbi.

Gjithashtu mes palëve ka pasur dhe përplasje në lidhje me merkaton, një tjetër detaj që mund të ketë jo pak ndikim në negociatat për rinovimin e kontratës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: