Debutim i hidhur i Teutës, në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. “Djemtë e Detit” të drejtuar nga Edi Martini, u mposhtën me rezultatin 0-4 nga Sherifi i Tiraspolit, në sfidën e zhvilluar në “Niko Dovana”.

Zhgënjim total, për kampionët e Kategorisë Superiore, të arritët të pësonin plot 4 gola, duke iu nënshtruar totalisht moldavëve, që realizuan nga 2 gola në të dy pjesët.

Pavarësisht se durrsakët afruan futbollistë si Seferi dhe Kallaku, nuk arritën të ngriheshin në lartësinë e kampionëve të Moldavisë, të cilët e dominuan thuajse të gjithë takimin. Sfida e kthimit mbetet thjesht një formalitet për sa i përket kualifikimit. Tashmë objektivi i Teutës, do të jetë që të shmangë një goleadë të turpshme.

FT: TEUTA-SHERIF TIRASPOL 0-4

Henrike 14′, 45+1′, Traore 56′, Kastaneda 89′

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb