Nga sot, 24 dhjetor ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i lëvizjes, prej orës 20:30 minuta deri në 06:00.

Ky ishte vendimi i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët e komunikuan përmes një deklarate tri ditë më parë.

Masat do të jenë në fuqi deri më datë 4 janar. Masat u morën, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19, duke qenë se jemi edhe në prag të Vitit të Ri 2021.

Pas datës 4 janar, do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00. Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese, do të gjobiten sipas aktit normativ.

Gjithashtu sot u mbyllën dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u raportuan më shumë persona të shëruar se sa raste të reja me koronavirus, por edhe 8 humbje jete.

Jo vetëm Shqipëria, por kudo në botë, shtetet kanë marrë masa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb