Duke analizuar deklaratat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pasi doli nga SPAK, avokatët Jordan Daci dhe Indrit Sefa të ftuar në “Open” në News 24, thanë se në Prokurorinë e Posaçme hyn si luan dhe del si mace.

Daci: Ai është i zoti në art, por edhe arti është deri diku se bëhesh qesharak. Për avokatët krijon përshtjellim dhe jo për dikë që është aty dhe mund të rrëshqasë në anën tjetër. Duhet të ishte më e ndershme, por jo me këtë lloj propagande që është e gërditshme me këtë lloj propagande, do ishte më fisnike të thoshte po isha, unë jam i pafajshëm dhe do të shkoj prapë. As populli nuk e ha më këtë lloj gjëje. Aty te SPAK-u hyn si luan dhe del si…

Sefa: Po tregoj një eksperiencë personale. SPAK-u na kërkesë për të bërë deklarime për kallëzimin e bërë për Check Up-in. Partia Demokratike na dërgoi mua si person i cili ishte i autorizuar për të dhënë përgjigje. Ishte një ndjesi e tmerrshme. Vetë ambienti të krijon pështjellim. Ndjen ankthi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb