NGA JETON SELIMI

Barcelona ka dhuruar emocione në “Camp Nou”, ndërsa ka shpartalluar me një tërmet 7-ballësh skocezët e Sëlltikut. Lionel Mesi me 3 gola ishte heroi i ndeshjes, por pati lavdi dhe për Luis Suarezin dhe Andres Injestën, që gjetën gjithashtu rrugën e rrjetës. Sëlltiku kapitullon pa kushte, por e kishte një mundësi për të barazuar dhe për t’iu ushtruar presion Barcelonës, teksa Dembele humbet një penallti që mund ta çonte ndeshjen në 1-1. Pas kësaj Barcelona vallëzoi në fushë dhe dhuroi emocione të shumta për tifozët.

Një nga pretendentët e tjerë, Bajerni i Mynihut, bërë një “manita” ndaj Rostovit. E çeli Levandovski në të 28-ën me një penallti, ndërsa Tomas Myler dyfishoi në fund të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë shpërthen i riu Xhoshua Kimish me një dygolësh, për ta mbyllur me rrjetën e tundur nga Bernat në limitet e kohës së rregullt.

Në “Park De Princes” Kavani e nisi me një gol që në minutën e parë për francezët, që hubën disa mundësi të mira për ta mbyllur takimin derisa Aleksis Sançez barazoi në të 78-ën për Arsenalin. Fund i tensionuar për këtë takim. Verrati për PSG dhe Zhiru për Arsenalin, dalin me kartonin e kuq.

Napoli i falet Arkadiuz Milikut, që arrin të përmbysë golin e Dinamos së Kievit, ndërsa tifozët napoletanë ëndërrojë që polaku të kthehet në zëvendësin ideal të Gonzalo Higuainit. Elseid Hysaj ka luajtur 90 minuta në debutimin e tij në Ligën e kampioneve, duke bërë një paraqitje të mirë. Ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Beshiktash ngriu në minutën e 90-të buzëqeshjen e Benfikës, që sheh t’i barazohet rezultati në minutën e 90-të.

Sfida tjetër e grupit C e vlefshme për Ligën e Kampioneve mes Mançester Sitit dhe Borusias së Mënçengladbahut, është shtyrë për shkak të motit të keq. Si zakonisht, Mançesteri ka pasur reshje të vazhdueshme, por sot ishin mbi normalen dhe gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjes provuan disa herë fushën, para se të konsultoheshin me skuadrat dhe të vendosnin shtyrjen e takimit, duke parë se në zona të caktuara të fushës topi nuk përplasej dhe nuk lëvizte nga vendi.

PSV Eindhoveni mposhtet në shtëpi nga Atletiko e Madritit, ndërsa ka qenë një gol i Saulit në minutën e 43-të që ka vulosur takimin. Taulant Xhaka është aktivizuar 90 minuta në sfidën që Bazeli barazoi me Ludogoretsin në shtëpi. Kanë qenë bullgarët ata që kanë kryesuar nga minuta e 45-të pasi realizoi me Xhonatan Kafun, ndërsa Stefen ka barazuar në të 80-ën. Xhaka është aktizuar oër 90 minuta.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: