Një dopjetë e Caicedos i dhuron Lazios tre pikët në transfertë kundër Sampdorias, një fitore që i mban kryeqytetasit në valle për të siguruar një vend në kupat e europës. Përjashto 2 ekipet e para, Juven dhe Napolin, dy biletat e fundit për në Champions League dhe në Europa League mbetën për tu përcaktuar.
19 minuta lojë i mjaftuan Caicedos për të shënuar një dy golësh por si gjithnjë, Quagliarella mendoi të rihap takimin me një gol në minutën e 57-të por pamundur të shmang humbjen. Tomas Straksoha zhvilloi një 90-minutësh pozitiv:
“Nuk kishte çtë bënte në golin e Quagliarellas, me fat në goditjen e Murro që u përplas në shtyllë, nota 6 për Strakoshën shkruan TuttomercatoWeb.
Në një ndeshje pa shumë histori, Napoli thyen lehtësisht Frosinonen 2-0 duke blinduar vendin e dytë në Serie A. C.Ancelotti spostoi sërish Hysaj në stol duke i besuar një fanellë titullari Malcuit.
Titullarë dhe 90 minuta në fushë ishte dhe Frederik Veseli në humbjen që Empoli i tij pësoi në transfertë kundër Bolonjës: I dhuron një top Orsolini. Vuan shumë të mbulojë sulmuesit, Sansone i ikën shpesh, nota 5
(BalkanWeb)