PRISHTINE- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Skender Hyseni, ka theksuar se në takimin e tij më komandantin e KFOR-it në Kosovë, Guglielmo Luigi Miglietta, as që është zënë në gojë mundësia e daljes së ushtarëve të KFOR-it në rrugë, duke aluduar në mundësinë e daljes se ushtarëve të KFOR-it për ta mbështetur Policinë e Kosovës gjatë protestave të opozitës.

Ai në një konferencë për media ka theksuar se nxjerrja në rrugë e ushtarëve të KFOR-it do të ishte gjëja e fundit që do ta kërkonin.

“Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme që të përballet me protestuesit, nëse do të ketë protesta të dhunshme. I vetmi institucion që është i autorizuar të përdorë dhunën në Kosovë, është Policia e Kosovës. I vetmi institucion që është i trajnuar dhe i autorizuar të përdorë gaz lotjellës është Policia e Kosovës”,- tha ai.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: