TIRANE

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar, që kur bëri publike lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Ajo nuk heziton të publikojë foto apo video nga përditshmëria, ku shoqërohet dhe nga partneri i saj. Ndonëse në fillim u tregua e rezervuar duke bllokuar komentet në fotot ku shfaqej me të, tashmë i ka lënë të lirë të gjithë të thonë atë që mendojnë.

Por ditën e sotme moderatorja i ka prekur të gjithë me postimet e fundit në ‘Instastory’. Ajo ka treguar se babai i saj është shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Rudina ka zgjedhur të falenderojë me disa fjalë zemre bluzat e bardha që po kujdesen shumë për babain e saj.

“Në përgjithësi nuk i tregojmë momentet e vështira në rrjete sociale. Jo për t’i fshehur, por për të mos transmetuar trishtim te ata që na ndjekin. Por…Ja vlen ta bësh publike kur ke falenderime të sinqerta për të thënë”, shkruan Rudina dhe menjëherë ka falenderuar mjekët e QSUT-s.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: