Një studente 24-vjece humbi jetën vetëm disa ditë pasi i dashuri i saj e kërcënoi se do t’i dërgonte një video porno në shenjë hakmarrjeje familjes së saj.

Damilya Jussipaliyeva, 24 vjeç, ra nga banesa e saj në Londër një javë pasi ish i dashuri i saj Alessio Bianchi tha se do t’i dërgonte videot familjes së saj myslimane në Kazakistan dhe Dubai.

Familja e saj e shkatërruar i ishte lutur që të ndahej me Bianchi-n  vetëm disa ditë para se ajo të vdiste në qershor 2017. Bianchi, 30 vjeç, pranoi se kishte fotografi dhe video privatë seksualë dhe një akuzë për sulm me rrahje kur u paraqit në gjykatë në mars 2018  në lidhje me një incident një javë para vdekjes së saj.

Vjec

Në seancë u dëgjua se ajo vdiq nga plagët që përputheshin me rënien nga një lartësi e madhe dhe nuk kishte prova të një sulmi. Ajo u takua me Bianchi-n ndërsa të dy studionin në Universitetin Regent në Londër, dhe kishte ëndërruar të bëhej një grimere profesioniste.

Gjykata e Kurorës Southëark dëgjoi se çifti kishte shkuar për një natë së bashku më 1 qershor 2017 dhe u kthyen në apartamentin e tij në Paddington. Ainel Jussipaliyeva, motra e Damilya, dha dëshmi të drejtpërdrejta nga Dubai, në të cilat ajo e përshkroi veten si “shumë të zemëruar” me Bianchi.

Ajo tha se çifti ishte ndarë në mars, pas një debati në të cilin ajo dyshonte se e tradhtonte dhe e vizitoi atë në Dubai.

Aniel tha:

“Ajo në fakt kishte frikë prej tij. Ai ishte ose i dehur ose nën drogë, nuk jam i sigurt. Ai ka ardhur gjatë natës në takim, ka përplasur derën. Nëna ime fluturoi në Londër për të qenë me të dhe pas kësaj, ajo erdhi në Dubai. Ajo e dinte se ishte një marrëdhënie toksike dhe ishte e lumtur që më në fund e mbaroi dhe donte të fillonte nga fillimi dhe të fokusohej në studimet e saj.

Aniel tha se hera e fundit që foli me motrën e saj ishte kur ata u grindën që Damilya të kthehej me ish-in e saj.

Ajo shtoi: “I kujtova se donte të mbaronte studimet, ai është i keq për të dhe se ajo duhej të mendonte më shumë për veten. Ajo filloi të zihej me mua, duke thënë se ai është një person i mirë, ndoshta është faji i saj që gjithçka po shkon keq. Ajo thoshte marrëzi. Nuk ishin fjalët e saj, duke thënë se ai është djalë i mirë dhe ajo është e keqe. Unë nuk e njoha atë. Ajo nuk donte të më dëgjonte.”

Alexandra Felix, QC, për Bianchi, pyeti gjithashtu për pikëpamjen e familjes për jetën e saj seksuale në reflektim të akteve seksuale të regjistruara.

“Ne jemi muslimanë, por nuk e praktikojmë fenë. Nuk ishte e rreptë të kishim një jetë seksuale vetëm pas martesës.”

Bianchi, i cili u dënua për pornografinë dhe sulmin do të merret në pyetje për sjelljen e tij në seancën e nesërme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb