Jeta e pesë motrave afgane është në rrezik.

Pasi talebanët i dogjën shtëpinë, ato mund të merren nga ushtarët si skllave seksi. Pesë motrat janë në mesin e turmës jashtë aeroportit të Kabulit, me shpresën për t’u larguar nga vendi i tyre.

Vajzat e reja jetojnë në Hazarjajat të Afganistanit.

Njëra prej tyre, e quajtur Aaiana Sheikh, thotë se ndodhet në aeroport së bashku me 4 motrat dhe vëllain. Ata nuk kanë pasaporta apo viza për t’u larguar, megjithatë, shpresojnë te një mrekulli.

“Ne duam të shkojmë në Amerikë, nuk mund të qëndrojmë këtu të sigurt. Deri javën e kaluar ne jetonim të lumtur në shtëpinë tonë dhe pastaj talebanët erdhën dhe e dogjën. Prindërit tanë na thanë të largoheshim sepse kishin frikë për jetën tonë.

Ne kemi disa para të cilat po i shpenzojmë nuk e di sa kohë do na zgjasin. Ne jemi shumë të rinj për të kujtuar talibanët, por prindërit tanë na kanë treguar se si ata vranë kaq shumë njerëz në të kaluarën”, u shprehën motrat.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb