Uein Runi, trajneri aktual i Birminghamit, la gjurmë të pashlyeshme si lojtar në futbollin anglez, kryesisht me Mançester Junajtid dhe kombëtaren e “Tre Luanëve”. Deri para pak kohësh, ai ishte golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze,rekord i cili tashmë ka kaluar te Herri Kejn. Në një podcast të një ish-ylli rregbie, Runi  foli për periudhën më të vështirë të jetës së tij.

“Kam pasur shumë sfida të ndryshme, si në fushë ashtu edhe jashtë saj dhe çlirimi im ishte alkooli”, tha legjenda angleze. Përveç historisë së tij me alkoolin, krtyeisht në fillim të moshës 20-vjeçare, ai foli edhe për peshet e tija seksuale.

Në të kaluarën, Runi ka qenë i përfshirë në polemika të ndryshme si orgji me prostituta apo disa udhëtime eskorta elitare duke ia “dredhur” pas shpine gruas së tij. Një herë është kapur në flagrancë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur me një grua tjetër, ndërsa pak vite më parë është filmuar me vajza gjysmë të zhveshura që kërcenin pranë tij në një hotel. Sipas rrëfimit të gruas së tij Kolin, burri i saj e tradhtoi 18 herë në 15 vjet që nga martesa e tyre në 2008-ën.

-“Ne ishim ende shumë të rinj atëherë dhe luftuam shumë. E dija se me kë po rrinte dhe e dija që nuk ishte mirë për të. Nuk doja t’i tregoja asgjë deri në një moment të caktuar. Kam kaluar gjithçka me të. Nuk ishte e lehtë, por e fala. Mendoj se është e mahnitshme se ku jemi sot pas gjithë kësaj. Jemi të dy të lumtur sepse jemi njerëz të fortë dhe kemi folur për gjithçka. Ne flasim shumë për këtë edhe sot” tha ajo dhe shtoi se shkaku kryesor i sjelljes së tij ishte alkooli, gjë që edhe vetë e pranoi.

Sidoqoftë, pavarësisht nga aventurat e shumta, martesa e tij me Kolin, të cilën e takoi në fëmijëri, mbijetoi. Edhe pse u ndanë disa herë, ata kanë katër fëmijë së bashku dhe tani jetojnë të lumtur.

Ajo që shumë nuk e dinë është se Uein iu nënshtrua fshehurazi një vazektomie (sterilizim) në vitin 2018, pasi u bë baba për herë katërt. Çifti Runi janë prindër të katër djemëve.

“Gjithçka që ka ndodhur është e vërtetë. Nuk do të thotë se nuk e dua Kolin, thjesht kam marrë vendime të gabuara”, ka komentuar ish-futbollisti i Mançester Junajtid.

Jeta e stuhishme jashtë fushës duket se ka ndikuar ndjeshëm në pamjen fizike të sulmuesit të famshëm, pasi 38-vjeçari Runi duket shumë më i vjetër se sa është në të vërtetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: