VLORE- Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim pronarin e një garazhi në qytetin e Vlorës, brenda të cilit janë gjetur dy makina të vjedhura uniforma policie dhe lëndë narkotike.

Me anë të një deklarate, policia thotë se ka nisur kërkimet për të gjetur G.C., 25 vjeç, banues në lagjen “Bashkimi” në Vlorë, në garazhin e të cilit u gjetën

2 automete; një Land Rover me targë AA 001 JU dhe një Volksëagen Golf me targë AA 572 FM.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këto mjete rezultojnë të vjedhura në Dhjetor të 2016-ës dhe në Janar të 2017-ës.

Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 veshje policie (uniforma), si dhe një sasi me lëndë narkotike prej 2 kg e 270 gr, e dyshuar si Cannabis Sattiva

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit G.C të shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: