Në debatin e Oltës dhe Luizit është përfshirë gjithashtu Armaldo dhe Qetsori. Olta dhe Luizi kanë ironizuar njëri tjetrin përgjatë gjithë debatit.

Luizi u shpreh se tashmë “thikat” i ka ruajtur për ‘ t’ia ngulur asaj pas shpine’. Luizi i tha Oltës që talenti i saj është manipulimi. Ai i tha se tentoi të manipulojë edhe Qetsorin, për ta përdorur njësoj si Armaldon, por nuk i’a doli.

Teksa përmendnin nominimet, Luizi është shprehur se për të nominimi më i fortë, ka qenë ai nga ku u largua Efi.

Ai tha se Efi ishte vajzë garipe dhe se e sulmoi Oltën duke e ‘vënë poshtë’ në lojë.

Luizi shtoi se ishte Olta që i dha idenë Deas, të bënte atë nominim./panorama.plus/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: