LEZHË
Zëvendës ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim sot me drejtuesit dhe strukturat e policisë së Lezhës. Edhe në këtë qytet Lleshaj ka dhënë porositë e tij sa i përket krimit dhe marrëdhënieve të policisë me qytetarët.
Ky është takimi i katërt i Lleshajt që pas marrjes së detyrës si zv.ministër i Brendshëm me strukturat e policisë. Më herët ai ka zhvilluar takime në Shkodër, Durrës e Elbasan, disa prej qyteteve të përmendura shpesh për nivelin e lartë të kriminalitetit dhe ky dyshohet se zhvillojnë aktivitetin disa grupe.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Ishte hera e dytë që Rama kërkonte dekretimin e ish-gjeneralit dhe vendimi i Metës erdhi pak orë para mabrimit të afateve.
(m.k/BalkanWeb)