Portieri i kombëtares së Kroacisë, Dominik Livakoviç dhuroi fanellën dhe dorëzat për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve AA, e cila raporton se portieri kroat dorëzoi në ambasadën e Turqisë në Zagreb fanellën dhe dorëzat që ka veshur në ndeshjen e çerekfinales kundër Brazilit në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ambasadori turk në Zagreb, Yavuz Selim Kıran në një postim nga llogaria e tij në Twitter tha: “Portieri i kombëtares kroate Dominik Livakoviç, dorëzoi dorëzat që mbrojti penalltitë dhe fanellën e tij që çoi ekipin në gjysmëfinale me ndeshjen kundër Brazilit në Kupën e Botës, që ato të përdoren për të ardhura për të prekurit nga tërmeti”.

Kıran etiketoi në postimin e tij portierin Livakoviç me fjalët: “Faleminderit njeri me zemër të madhe”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb