Një futbollist që i mbijetoi tragjedisë së rrëzimit të avionit në Kolumbi, po lexonte një pasazh të Biblës “mbi të qënit i sigurtë” gjatë fluturimit. Bibla, që i përkiste mbrojtësit Helio Neto të Chapecoense-s, u gjet në vendin ku u rrëzua avioni, dhe iu dërgua gruas së lojtarit.

Gruaja e tij tha se Neto, i cili ende po luftonte për jetën e tij në spital, është shumë besimtar dhe e merr Biblën me vete ngado që shkon. Shiritin e librit ai e kishte futur në Psalmin 63, që flet për të qënit i mbrojtur në krahët e Zotit.

“Sepse Ti ke qenë ndihma ime. Do të jem i mbrojtur në hijen e krahëve të tu. Shpirti im të ndjek nga afër” shkruhet në pasazhin e Biblës. Bibla e futbollistit u gjet nga një gazetar mes rrënojave të avionit të rrëzuar. Për momentin Neto është në gjendje kritike për jetën në spital.


(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb