Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kiparisia të Greqisë. Viktimat janë re 15-vjecarë, ku mes tyre nje shqiptar, nje grek dhe nje bullgar.

Të tre djemtë ishin ne nje klasë. Pasi kishin lënë shkollën sot, ata kishin dalë xhiro me mjetin e babait të 15-vjecarit bullgar, që drejtohej nga ky i fundit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ata u përplasën me një furgon në aksin kombëtar Pirgo-Methoni, prane Terpsitheas, jashte Kiparisias. Greku dhe bullagri vdiqën në vend, ndërsa shqiptari ndërroi jetë para pak në spitalin e Rios. Nga përplasja është plagosur lehtë dhe drejtuesi i furgonit, një 48-vjecar.

Tre të miturit jetonin me familjet e tyre ne Kiparisia

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb