Një qytetar i moshuar, pjesëmarrës në protestën kundër qeverisë, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar gjendjen ekonomike dhe sociale në vend.

Ai deklaroi se sipas tij qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm për qytetarët dhe akuzoi se gjatë viteve të fundit janë rritur krimi dhe korrupsioni.

“Edi Rama nuk ka bërë asgjë për këtë popull. Ka rritur krimin, korrupsionin dhe prostitucionin. Ka pasuruar veten dhe ka lënë popullin në këtë gjendje”, u shpreh ai.

Duke folur për vështirësitë e pensionistëve, qytetari tha se të ardhurat mujore nuk i mjaftojnë as për shpenzimet shëndetësore.

“Pensioni im është 200 mijë lekë, nuk më dalin as për ilaçe. Shyqyr që kam fëmijët, një në Kanada dhe një në Irlandë. Shyqyr që kam ata”, tha ai.

Në vijim të deklaratës së tij, i moshuari u bëri thirrje edhe mbështetësve të Partisë Socialiste që të mos qëndrojnë jashtë protestës dhe të mos bien, sipas tij, pre e provokimeve politike.

“I bëj thirrje socialistëve të bashkohen me protestën, të mos bien pre e provokimeve të Ramës. Kjo nuk është vetëm çështje partie, por është për të gjithë shqiptarët”, u shpreh qytetari.

Ai theksoi se shqetësimet për ekonominë, pensionet dhe të ardhmen e vendit prekin qytetarët pavarësisht bindjeve politike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: