“I bashkohemi dhimbjes së familjes,” tha drejtori i ministrisë së shëndetësisë së Izraelit, Chezy Levy.

Një burrë 75-vjeçar në veri të Izraelit ka vdekur nga ataku kardiak rreth dy orë pasi mori injeksionin e vaksinës kundër koronavirusit, tha ministria e shëndetësisë.

Burri kishte disa sëmundje të mëparshme dhe kishte pësuar edhe më parë atak kardiak, tha drejtori i përgjithshëm në ministrinë e shëndetsisë Chezy Levy duke shtuar se një hetim ka nisur mbi incidentin.

I ndjeri kishte marrë injeksionin rreth orës 8:30 të mëngjesit në klinikën Clalit. Sipas prokokollit ai kishte qëndruar aty për një periudhë të shkurtër monitorimi për t’u siguruar që të mos kishte efekte anësore.

Levy tha se zbulimet paraprake nuk tregojnë asnjë lidhje mes vdekjes së burrit dhe injeksionit të vaksinës .

Kur kompania prodhuese e vaksinës Pfizer prezantoi të dhënat e testimeve në agjencinë e mjekimeve të SHBA, kishte deklaruar se dy vullnetarë në testime kishin vdekur pas marrjes së vaksinës. Një prej tyre kishte sistem imunitar të kompromentuar.

Agjencia izraelite mjekësore justifikohej se kur vaksinat i jepen popullatave më të rrezikuara, ka dhe raste të pafata, nga të cilat nuk duhet të nxirren konkluzione të përgjithshme për vaksinën. Në këtë rast duhet mirëpritur transparenca e kompanive prodhuese në procesin e aprovimit të mjekimit”.

Efektet kryesore anësore të vaksinave Pfizer e Moderna janë dhimbje, enjtje ose skuqje e vendit të injeksionit, drithërima, lodhje dhe dhimbje koke, të cilat në rastin më të keq zgjasin vetëm disa ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb