Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka falenderuar diplomatin e BE në Tiranë, Luigi Soreca, për kontributin që ka dhënë për Shqipërinë gjatë mandatit të tij 4-vjeçar,
sidomos në çështjen e integrimit në BE.

Xhaçka e quan Sorecën në një postim të saj në rrjete sociale si një mik të mirë të Shqipërisë, që dha një kontribut të palodhur gjatë tërmetit dhe pandemisë.

Postimi i Olta Xhaçkës

Faleminderit i dashur Luigi për gjithçka që ke bërë për të mbështetur integrimin e Shqipërisë ?? në Bashkimin Evropian ??. Por mbi të gjitha faleminderit ? që keni qenë një mik i mirë i Shqipërisë. Puna juaj e palodhur pas tërmetit dhe gjatë pandemisë do të kujtohet me mirënjohje të pamasë. Të uroj më të mirat në pozicionin tënd të ri! ?????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb