Don Xhoni është njëri nga reperët relativisht të rinj në estradën tonë, por që bëri bum të madh që me freestyle-et e tij të para.

Teksa prezantoi ndjekësit me shtëpinë e tij luksoze, reperi i njohur nga Kosova Don Xhoni ka folur edhe për suksesin që ka arritur në industrinë e muzikës në këto dy vite. Në një video në Instastory, shihet shtëpia e reperit në Drenicë ndërsa në oborr janë të parkuara dy makina luksoze, njëra e tipit Range Rover kurse tjetra Mercedes.

Më tej Don Xhoni ka postuar edhe një mesazh që ka marrë në profilin e tij nga një ndjekës

“Ja paske q*rë nënë paske hapur sallon makinash, a ka ndonjë gjë me qera. Respekte Big Boss”– shkruan fansi, ndërsa reperi shkruan: “Me sukses i q* nënën armikut thonë këtej nga ne. Punojmë në heshtje.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Në një status të bërë disa kohë më parë, reperi ka thumbuar të gjithë artistët e rinj dhe falenderuar fansat e tij për mbështetjen e dhënë gjatë rrugëtimit të tij në muzikë.

‘’2 jetë si 2 minuta. Shumë shpejt, shumë sfida, shumë punë e shumë lojëra! Dje u bënë hiç më pak se 2 vite prej momentin apo të them më sinqert prej bujës më të madhe qe ju është bërë kësaj industrie të muzikes. Nga ai moment shumë gjëra kanë ndërruar në këtë industri, e jam shume i kënaqur që jam pjesë e këtij ndryshimi edhe rritjes të intenzivitetit të frymës së hiphopit, e kjo padyshim qe u bë veç prej punes time absolute të palodhshme bashkë me njerëzit që më rrethojnë e janë pjesë e ekipit tim edhe fal ëndrëës time shumë vjeçare që e kam pasur për muzikën.

Nuk kam nevojë të më vleresojnë një individ ose një media, puna duket, krejt e dijnë ç’ka është bërë për 2 vite nuk ka artist shqiptar qe ka arrit prej O deri këtu ku jam për këtë periudhë 24 mujorshe. Por pa marr parasysh pozicionit edhe suksesit tim momental, une prapë s’jam i ngopur në pune, e di që kemi për të shkuar hala në nivele të tjera, unë i besoj punës time, e me emër të Zotit kam për të dëshmuar hala që kam shumë për të dhënë dhe për të arritur, normalisht bashkë me juve edhe krejt njerzëve që i kam përreth.

Unë dua t’ju falenderojprej zemrës që besoni në punën time, që më keni përkrahur e me keni vlerësuar aq shumë saqë më jepni vullnet për të ardhur deri në këtë moment që jam këtu duke shkruar këto gjëra, edhe besomëni që ajo ç’ka keni dëgjuar është shumë pak prej asaj ç’ka ka për të ardhur dhe kam për të dhënë më tutje’’, ka shkruar reperi në ‘’InstaStory’’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: