TJ Khaytan, ishte me miqtë e tij për një vizitë në një muze në San Francisko. Megjithatë studenti nuk u durua pa e bërë atë që bënë çdo ditë. Shakatë dhe humorin e tij e shfaqi edhe në këtë muze.

Muzeu ishte i mbushur me dashamirë të artit dhe kulturës, por edhe diçka e vogël aty i la mbresa të mëdha, shkruan ‘lajmi.net’.

Studenti 17-vjeçar, vendosi syzet e tij poshtë në dysheme duke i mbështetur për muri dhe u largua, për një moment kur pa njerëzit duke i lavdëruar e duke ju bërë syzeve fotografi të shumta.

Vizitorët iu përgjigjën “artit të tij”. Ata analizonin syzet dhe pandehnin gjëra të ndryshme në mendjen e tyre, sigurisht duke i krahasuar me art.

Fotografitë bënë bujë në Facebook dhe Twitter, por shpejt e vërteta doli në shesh. Studenti vetë deklaroi që ishte thjesht një shaka e bërë nga ai, duke mos besuar që të tjerët do binin pre e këtij ‘arti’.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: