Ndonjëherë pavarësisht dashurisë dhe gjesteve të bukura mes një çifti, ndodh diçka që prish ‘lezetin’ e gjithçkaje.

Një i ri meksikan që quhet Uziel Martínez ka treguar për ndjekësit e tij në TikTok se i dhuroi një veshkë nënës së të dashurës së tij por brenda një muaji gruaja e la dhe u martua me një tjetër, shkruan Mexicodailynews.

Në videon e ndarë me ndjekësit e tij ai ka treguar se pavarësisht se është ndarë nga e dashura e tij, ai nuk i mban inat dhe nuk është penduar për atë çfarë ka bërë duke dhuruar veshkën e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më tej ai tregoi se është i shëndetshëm, pavarësisht se kishte vetëm një veshkë dhe nuk kishte mëri ndaj mamasë së ish-të dashurës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb