Ndarja nga jeta e babit të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka prekur shumë Leon, me yllin argjentinas që fluturoi menjëherë drejt Rosarios për t’i bërë nderimet e fundit dhe për të qëndruar pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë. Futbolli për Messi-n tani ka kaluar në plan të dytë, për momentin, prioriteti i tij është familja.
Të vetëdijshëm për situatën dhe gjendjen e tij, Inter Miami, ka vendosur t’i jap leje Messi-t, një pauz të gjatë, pa një datë fikse kthimi. Drejtuesit e klubit amerikan janë shumë të shqetësuar për gjendjen dhe situatën që po kalon Messi, pasi mediat në Argjentinë shkruajnë se Messi mund të marrë një vendim drastik në lidhje me të ardhmen e tij.
Në këto momente të vështira, “pleshti” po reflekton të tërhiqet nga futbolli. Pikërisht këto lajme dhe situata e rënduar në të cilën ndodhet numri 10-të ka bërë që Inter Miami t’i jap Messit të gjithë kohën e nevojshme për të lënë pas këtë moment të vështirë.
