DVP Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë ndaluan shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në Fushë Arrëz, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-S. M., 63 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij;

-P. N., 44 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Gj. A., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, se më datë 14.01.2024, i ka shitur një mjet tip “Benz” shtetasit P. N., por ai e ka deklaruar si të vjedhur;

-M. Rr., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta, ka fyer 2 punonjës të Policisë Bashkiake Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb