Policia greke ka arrestuar një të shumëkërkuar nga Interpol Tirana. Shqiptari 27-vjeçar është ndaluar nga policia greke ne qytetin e Githios.

Ndaj tij është lëshuar urdhër-arrest nga autoritetet shqiptare për vrasje dhe dëshmi të rreme.

Ai është arrestuar mbrëmjen e së premtes dhe është transferuar në Prokurorinë e Kalamatës për nisjen e procedurave të ekstradimit të tij drejt Shqipërie.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb