I shtrirë në tokë dhe pa shenja jete. Personi që shihni në foto është 34-vjeçari shqiptar Ergys Dashi. Atij i është bërë antenat teksa ishte duke darkuar në një restorant në qytetin Guayaquil.

Mendohet se dy persona, me lule në duar për të shmangur kontrollet për certifikatë vaksinimi janë afruar pranë tavolinës ku ndodhej shqiptari dhe kanë lëshuar mbi të mbi 20 plumba. Ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa si pasojë e të shtënave është plagosur 26-vjeçarja Angie Romero, e cila ndodhej në tavolinën ngjitur.

Pista që po heton policia ekuadoriane është ajo e trafikimit të drogës, pasi në vitin 2014 Dashi është arrestuar në Itali po për të njëjtën akuzë. Asokohe, bashkë me të ranë në pranga 32 persona.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: