Alessio Romagnoli mbetet një temë e nxehtë në shtëpinë e Milanit. Mbrojtësi që i skadon kontrata me kuqezinjtë kërkohet me ngulm në kryeqytet, më saktësisht nga skuadra e Lazios.

Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, së fundmi ka patur kontakte pozitive mes palëve. Gjithsesi, përpara se të ndërmarrë një aksion serioz, lacialët duhet të gjejnë zgjidhje për Francescko Acerbi. Ky i fundit peshon shumë në arkat e klubit, pasi fiton 3.5 milionë euro në sezon dhe ka një marrëveshje që do zgjasë deri në vitin 2025.

5t
5t

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb